Lajme

Arrestohen 147 terroristë të dyshuar të ISIS në Turqi


Një operacion i madh anti-terror është zhvilluar në Stamboll të Turqisë këtë të martë .

Forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në 30 provinca të ndryshme të vendit që lejuan arrestimin e 147 terroristëve të dyshuar të ISIS.

Sakaq, njoftimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Sipas tij, midis qershorit 2023 dhe marsit 2024 janë kryer në Turqi 1 mijë e 329 operacione për të mposhtur qelizat e Shtetit Islamik.

Operacionet kulmuan me arrestimin e 2 mijë e 919 të dyshuarve, 692 prej të cilëve janë në paraburgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore