Kosova

Arrestimi i Arsenijeviç-it, Kurti: Kush ka vërejtje ndaj Policisë të ankohet tek Inspektorati


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë arrestimin e politikanit serb nga Kosova, kundërshtari i hapur i Listës Serbe – Aleksandar Arsenijeviç, nga Policia e Kosovës, vetëm pse ky fishkëlleu kundër tij, të martën.

“Kush ka vërejtje në Policinë e Kosovës, është Inspektorati i Policisë së Kosovës, unë nuk i bëj dot këto dy institucione, nuk kam as të drejtë as dëshirë të zëvendësoj”, ka thënë Kurti në një prononcim të shkurtër për media.

Ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen se a do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për këtë rast.

Arsenijeviç u arrestua të martën në Mitrovicë të Veriut.

Arsenijeviçi u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Ai ka protestuar kundër vizitës së kryeministrit Kurti në Veri duke fishkëlluar.

Gjatë kësaj kohe, Kurti po qëndronte në një restorant në fillim të sheshit në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.

Për analistin politik, Petrit Zogaj, ky arrestim është një “thirrje e hapur” nga Qeveria e Kosovës që serbët “të ngritën në një mosbindje civile”.

Më shumë gjasë ky është qëllimi i kryeministrit Kurti”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Ndër të tjera Zogaj këtë arrestim të politikanit serb e ka cilësuar si “aksion të turpshëm të Policisë së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore