Sport

Aro Muriç bën gafën e vitit në Premier League (VIDEO)


Arijanet Muriç

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç ishte protagonist i një ndeshjeje të çuditshme në aspektin personal në Premier League këtë të shtunë. Ylli i Burnley ishte shkaktar i një autogoli, por ai arriti dhe një rekord në ligën e lartë angleze.

Kjo e shtunë solli përballjen mes Burnley-t dhe Brighton-it, e përfunduar në barazim 1-1.

Burnley kaloi i pari në avantazh në minutën e 74 me Josh Brownhill. Megjithatë, një gafë e Muriçit pesë minuta më vonë gjatë një tentative për të larguar topin, rezultoi në një nga autogolat më të “bukur” të vitit.

Pavarësisht autogolit, Muriçi arriti një moment historik në Premier League. Me 94 prekjet e topit gjatë ndeshjes, portieri “Dardan” bëhet i pari në tetë sezonet e fundit nga gardianët e skuadrave të Premier League që ka një arritje të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore