Kosova

Armët e pajisjet ushtarake u gjetën në banjon e hotelit “Rajska Banja”


Armataimi i gjeturë në Veri

Policia e Kosovës, të premten, pas një kontrolli në hotelin “Rajska Banja” në fshatin Banjë të Zveçanit – aty ku ndodhi sulmi terrorist më 24 shtator 2023 – gjete armë e pajisje ushtarake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, armët u gjetën të fshehura në banjon e hotelit.

“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

Çka kishte ndodhur në Banjë të Zveçanit?

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit të kaluar, një grup terroristësh serbë, të prirë nga kryekrimenli Milan Radojiçiç, kishin sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe.

Nga ky sulm, kishte mbetur i vrarë rreshteri, tanimë i shpallur hero nga institucionet kosovare, Afrim Bunjaku.

Kosova, për këtë sulm, e kishte akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa, duke qenë se terroristët, posaçërisht kreu i tyre Radojiçiç ka lidhje të ngushta dhe është njeri i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar fare nga ky akt terrorist, madje ka shpallur ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, e kanë dënuar njëzëri në termat më të ashpër këtë akt, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore