
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar ditën e sotme një letër urimi Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e dërguar, Duka i shprej presidentit të futbollit kosovar urimet më vëllazërore në rastin e ditës kur Kosova fitoi pavarësinë.
Ai thekson se ndihet shumë i lumtur për progresin e Kosovës si shtet përgjatë këtyre 14 viteve në të gjitha fushat, e kryesisht në futboll.
Presidenti Duka uron që ky progres të vijojë me të njëjtat ritme dhe Kosova të konsolidohet si shtet në arenën ndërkombëtare, ndërsa vlerëson marrëdhënien e shkëlqyer mes dy Federatave.
Në vijim: Letra e plotë e Presidentit Armand Duka
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com