Libra

Arkivi Shtetëror ekspozon librin “Burhan-ı Gelenbevi”


Në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror në Shqipëri gjendet libri “Burhan-ı Gelenbevi”, i cili u botua në vitin 1856, në shtypshkronjën shtetërore Matbaatu’l-Amire në Stamboll.

Autori, i njohur për bashkëkohësit dhe studiuesit me emrin Gelenbevi, u lind në kasabanë Gelenbe të Manisës, në vitin 1730.

Emrin e vërtetë e ka Ismail dhe është një nga personalitetet e rëndësishme osmane, pasi ka kontribuar thelbësisht që tekste të shkencës së logjikës dhe të transmetimit të historisë së teksteve (zakonisht fetare) të mbërrijnë deri në ditët tona.

Arsimin e filloi në vendlindje dhe, më pas, u regjistrua në medresenë Fatih në Stamboll.

Atje mori mësim nga dy dijetarë të kohës, Jasinxhizade Osman efendi dhe Myftizade Mehmet Emin efendi.

Prirjet e tij në fushën e matematikës ranë në sy kur shkroi veprën “Şerh-i Cedâvili’l-ensâb” mbi shpjegimin dhe praktikën e disa logaritmeve që solli një inxhinier francez në Stamboll.

Në periudhën e Selimit të III, ku filloi modernizimi i ushtrisë, Gelenbevi bëri llogaritjen e këndit të gjuajtjes së topave, duke arritur saktësi në goditje.

Për këtë sukses të treguar prej tij, Selimi III e dekoroi dhe e caktoi kadi në Larisë të Moresë.

Në ditët e sotme nga Gelenbevi Ismail efendiu kanë mbërritur 36 vepra, që u përkasin fushave të gjuhësisë, logjikës, fesë, matematikës, astronomisë, si “Risâle fi ilmi’l-me’âni”, “Risâle fî ilmi’l-beyân”, “el-Burhân” (fî ilmi’l-mantık ve fenni’l-mîzan), “Risâle fî tahkiki mezâhibi ehli’s-sunne fî uşâti’l-mü’minin”, “Usûl-i Cedâvil-i Ensâb-ı Sittînî”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore