
Guri është një material ndërtimi, që mund të jetë formal dhe elegant në të njëjtën kohë, këtë më së miri e shfaqin fotografitë të cilat janë në një libër të quajtur ‘Stone’.
Libri Stone është nga arkitekti William Hall, i cili ka koleksionuar një përzgjedhje spektakolare të strukturave të ndërtuara pesë mijë vjet më parë, dhe nxjerr në pah bukuritë e tyre.
Po ashtu, paraqet projekte nga arkitektët më të mirë bashkëkohorë në botë, nga ndërtimi i Operës Kombëtare Norvegjeze në Oslo, në një tempull mahnitës Indian, i krijuar nga firma Spacematters me qendër në Delhi.
Në mesin e ndërtesave të paraqitura janë: një kanal i mrekullueshëm romak në Francë, një kishë e shekullit të 12-të e ndërtuar brenda një grope të gdhendur në Etiopi, muze të çuditshëm, dhe një shtëpi e rrethuar me gurë në Portugali.
Xhamia Sancaklar është një ndërtesë gjysmë e zhytur në Büyükçekmece, Turqi.

‘Bibliotheca Alexandrina’ është një bibliotekë e gjerë dhe qendër kulturore që ndodhet në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në brigjet e Mesdheut.

Xhamia e Madhe e Qarkut Financiar të Mbretit Abdullah u hap në kryeqytetin arab saudit, Rijad, në vitin 2017.

Opera dhe Baleti Kombëtar norvegjez, i cili u hap në vitin 2008 në Oslo, u krijua nga firma e arkitekturës Snøhetta.

Pont du Gard është një ujësjellës romak prej 35 harqe që shtron lumin Gard, rreth 14 milje larg qytetit të Nimes, që daton nga shekulli i parë.

Kisha e San Giovanni Battista ndodhet në Mogno, Zvicër. Është ndërtuar në vitin 1996 për të zëvendësuar një kishë të shekullit të 17-të, e cila u shkatërrua në një ortek në 1986.

Lajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?