Lajme

Arkeologu egjiptian i kërkon muzeut gjerman të kthejë bustin e Nefertitit


Arkeologu i shquar egjiptian dhe ish-ministri i Antikiteteve, Zahi Hawass, ka nisur një peticion për kthimin në Egjipt të bustit faraonik të mbretëreshës Nefertiti nga Muzeu Neues në Berlin.

Busti i famshëm gëlqeror i pikturuar i Nefertitit u zbulua në Tell el-Amarna, rreth 300 km në jug të Kajros, në vitin 1912 nga një mision arkeologjik gjerman, i cili e dërgoi atë në Berlin vitin e ardhshëm.

Amarna ishte kryeqyteti jetëshkurtër i bashkëshortit të Nefertitit, Faraoni Akhenaten, i cili mbretëroi deri rreth 1335 para Krishtit.

Akhenateni, i quajtur mbreti heretik, ishte i njohur për promovimin e adhurimit të perëndisë Aten, duke përjashtuar perënditë e tjera të Egjiptit.

Mbretërimi i tij gjithashtu solli një ndryshim rrënjësor në artin egjiptian.

Në peticionin e tij të nisur të shtunën, Hawass kërkoi kthimin e bustit, duke thënë se ai u mor nga Egjipti ilegalisht pas zbulimit të tij.

Hawass tha se ai nuk po bën thirrje për riatdhesimin e objekteve të nxjerra nga Egjipti në mënyrë legale.

Zyrtarët në Muzeun Neues të Berlinit nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore