Aplikacione

Arion Kurtaj, hakeri 18-vjeçar që tronditi gjigantët e teknologjisë


Arion Kurtaj, 18 vjeç, i akuzuar për sulmet kibernetike ndaj kompanive më të njohura në botë, përfshirë British Telecom, është në duart e drejtësisë së shtetit të Britanisë.

Kurtaj, ishte një anëtar i grupit të hakerëve Lapsus$, i cili kryente sulme të ndryshme gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Për sulmet e fundit, të cilat përfshinin Uber, Revolut dhe Rockstar, përgjegjësi kishe edhe një adoleshent 17-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është publikuar.

Janë 12 aktakuza ndaj Kurtajt, duke përfshirë kërcënime, mashtrim, dhe keqpërdorim kompjuterik sipas ligjit britanik.

Megjithatë, disa psikiatër besojnë se ai nuk është i aftë për t’u përgjigjur përpara një procesi ligjor.

Ai kishte arritur të vjedhë kodin burimor të një kapitulli të Grand Theft Auto dhe ta shpërndante në internet.

Përpara se ta bënte këtë, ai kërcënonte punonjësit e Rockstar përmes një mesazhi Slack.

Pastaj, i gjithë kodi burimor u publikua në një forum.

Kurtaj kishte kryer edhe sulme të suksesshme ndaj kompanive si Microsoft, Nvidia, Okta, dhe Ubisoft, si dhe ndaj ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit.

Babai i Kurtajt, nuk kishte dëgjuar më parë për aktivitetin e tij si haker. Ai mendonte se fëmija i tij përdorte kompjuterë për të luajtur video-lojëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore