Jetesë & Stil

Ariana Grande ia ndalon ligjërisht ish-burrit të saj Dalton Gomez të japë intervista në lidhje me romancën e tyre


Detaje të reja nga procesi i divorcit në mes të këngëtares, Ariana Grande dhe agjentit të patundshmërisë, Dalton Gomez, derisa u bë e ditur se bëhet fjalë për shuma milionëshe.

Çifti thuhet se kanë finalizuar divorcin javën e kaluar pas dy vitesh martesë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Marrëveshja, e cila thotë se Ariana nuk do të jetë beqare deri më 19 mars të vitit 2024, u tha se ishte e qetë pasi këngëtarja 30 vjeçe dhe Dalton, 28 vjeç, kishin një paramartesë të rregullt.

Ariana, e cila ka një vlerë neto të vlerësuar prej 240 milionë dollarësh, që atëherë ka vazhduar me të dashurin Ethan Slater, ndërsa Dalton u fotografua duke u puthur me aktoren Maika Monroe në fillim të kësaj jave.

Ariana Grande, Dalton Gomez.

Këtu do t’i hedhim një vështrim zgjidhjes së tyre të divorcit nga shitja e shtëpisë së tyre prej 6 milionë dollarësh në Los Anxhelos deri te rregullat strikte në fuq.

Në vend të mbështetjes bashkëshortore, agjenti i pasurive të paluajtshme po merr një çek të vetëm nga fituesja e “Grammy” – me vlerën totale të pagesës prej 1,250,000 dollarë.

Këngëtarja do të paguajë gjithashtu 25 mijë dollarë nga tarifat e avokatit të Dalton.

Dokumentet e gjykatës thonë se “Palët pranojnë se (Dalton) i është dhënë tridhjetë (30) ditë përdorimi pa qira e Rezidencës Familjare në Los Anxhelos dhe një pagesë pa taksa prej 1,250,000 dollarë nga (Ariana)”.

“Palët pranojnë se nuk do të ketë mbështetje të përhershme bashkëshortore të pagueshme nga njëra palë për palën tjetër në këtë çështje. Kjo heqje dorë nga mbështetja e përhershme bashkëshortore nuk mund të modifikohet, pavarësisht nga çdo ndryshim në rrethanat përkatëse shëndetësore ose financiare të palëve”, thuhet tutje në dokument.

Sipas raportimeve, çifti kanë rënë dakord se do të paguajnë hipotekën e tyre prej 6 milionë dollarësh për shtëpinë e tyre në Los Anxhelos.

Më pas ata do të hedhin në treg pronën mahnitëse dhe do ta ndajnë shitjen e rezidencës 50/50.

Dalton Gomez, Ariana Grande.

Për më tepër, Dalton-it i ndalohet të shkruajë një libër që tregon gjithçka për marrëdhënien e tyre ose të bëjë ndonjë intervistë në lidhje me “detajet e martesës së tyre”.

Në mënyrë të veçantë, ai nuk mund “të japë asnjë intervistë, të shkruajë, të paraqitet në lidhje me, ose të ndihmojë ose të bashkëpunojë në përgatitjen ose prezantimin e ndonjë libri, artikulli, interviste, programi ose botimi tjetër të çfarëdo lloji në lidhje me palën tjetër”.

Ariana gjithashtu ka rënë dakord me kufizimet dhe dispozitën e konfidencialitetit, të cilat dokumentet theksojnë se “do të jenë plotësisht të zbatueshme nga secila palë”.

Dokumentet thonë se Ariana do të mbajë gjërat e saj duke përfshirë një pikturë të artistit të njohur Yoshitomo Nara. Dalton ka edhe një pikturë të artistit të cilën do ta mbajë.

Dokumentet e gjykatës tregojnë gjithashtu se Ariana do të mbajë çdo “fitim dhe akumulim në çdo kohë, përfshirë para martesës së palëve, gjatë martesës së palëve dhe pas datës së ndarjes së palëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore