Libra

Ariana Grande dhe të famshëm të tjerë nënshkruajnë një letër të hapur duke denoncuar ndalimin e librave


Personalitetet e famshme përfshirë Ariana Grande, Gabrielle Union dhe Guillermo del Toro janë mes 175 krijuesve të Hollywood-it, që kanë nënshkruar një letër të hapur të publikuar të martën e 19 shtatorit, duke denoncuar tendencën e fundit për të ndaluar librat me përmbajtje të njerëzve me ngjyrë dhe komunitetit LGBTQ+ në shkollat në të gjithë Amerikën.

Letra, e mbështetur nga drejtuesi i “Reading Rainbow”, LeVar Burton dhe organizata “MoveOn Political Action”, thekson se “sjellja kufizuese” dhe “efekti ftohës” i ndalimeve të librave kanë “fushën më të gjerë krijuese” dhe se si ato janë “në kundërshtim me fjalën dhe shprehjen e lirë”, shkruan HollywoodReporter, transmeton AlbanianPost.

“Ne nuk mund të theksojmë mjaftueshëm se si këto përpjekje censuruese nuk do të përfundojnë me ndalimin e librave”, thuhet në letër.

“Është vetëm një çështje kohe përpara se ideologët regresivë, shtypës të zhvendosin fokusin e tyre drejt formave të tjera të artit dhe argëtimit, për të çuar më tej sulmet dhe përpjekjet e tyre për të margjinalizuar komunitetet e margjinalizuara, veçanërisht njerëzit e komunitetit LGBTQ+”, thuhet tutje.

Sipas mediumit, nënshkruesit e përfunduan letrën duke shkruar se ata “refuzojnë të qëndrojnë të heshtur pasi një fushë krijuese i nënshtrohet ndalimeve shtypëse” dhe se ata “do të bashkohen së bashku, sepse një kërcënim për një formë të artit është një kërcënim për të gjithë”.

“Është e turpshme që ne po i ndalojmë librat në këtë vend, në këtë kulturë, në këtë kohë. Dhe është e rrezikshme që një grusht individësh të vendosin që çdo libër me njerëz me ngjyrë dhe queer është përçarës”, shtoi Burton.

“Ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen me ne për të ngritur zërin e tyre për të mbështetur lirinë artistike, për të përqafuar historinë multikulturore dhe për të ndalur njëherë e përgjithmonë ndalimin e librave”, tha ai tutje.

Nënshkruesit e tjerë përfshijnë Mark Ruffalo, Billy Porter, Chelsea Handler, Constance Wu, John Leguizamo, Christie Brinkley, Busy Philipps, Andy Cohen, Sarah Paulson, Sharon Stone, Judd Apatow, Alyssa Milano, Zooey Deschanel, Patton Lyonne, , Margaret Cho, Ava Max, Ron Perlman, Bill Nye, poetja Amanda Gorman dhe autorët Margaret Atwood dhe Judy Blume.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore