Shqipëria

Mazniku del nga SPAK pas tre orësh dëshmi


Arbian Mazniku, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, është paraqitur këtë të hënë të 22 korrikut në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ai ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh dëshmi.

Teksa ka dalë, Mazniku ka thënë se është thirrur në SPAK për “të dhënë shpjegime për një çështje”.

Megjithatë, ende nuk dihen arsyet pse Mazniku është paraqitur në SPAK.

Dyshohet se Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen “5D”.

Lajm në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore