Përballje

Arbër Zeneli asiston golin e fitores kundër Monaco-s


Arbër Zeneli ka asistuar golin e fitores në ndeshjes mes Monaco-s dhe Reims-it.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kishte munguar që nga 14 korriku, dhe u kthye me një asistim për t’i fituar ndeshjen skuadrës së tij.

Zeneli u inkuadrua në lojë ne minutën e 80-të, dhe që atëherë u shënuan dy gola, ku në një nga to ai asistoi.

Në minutën 84-të, Kevin Volland shënoi autogol për të barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 92-të, Nathanael Mbuku shënoi për golin e fitores, i cili u asistua nga Zeneli.

Ndeshjen e fundit që Zeneli e ka luajtur për Kosovën, është miqësorja kundër Maltës, e cila u fitua me rezultat 2:1.

Kurse duelin e fundit me klubin e Reims, Arbër Zeneli kishte luajtur më 14 korrik, e cila ishte miqësore përballë Paris FC.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore