Sport

Arabia Saudite do të mbajë Lojërat Dimërore në shkretëtirë


Photo by MANAN VATSYAYANA/AFP via Getty Images

Arabia Saudite po përgatiet për të fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Dimërore Aziatike 2029. Mirëpo, ata po synojnë një organizim të tillë që përfshin ski dhe snowboard, ta krijojnë në shkretëtirë, në një megaqytet prej 500 miliardë dollarësh.
Lojërat Dimërore Aziatike përfshijnë garat e skive, snowboard, hokej mbi akull dhe patinazh artistik me 47 ngjarje gjithsej, duke përfshirë 28 në borë dhe dhjetë në akull.
Sipas “Times”, oferta prej 440 miliardë paund e Arabisë Saudite për Lojërat Dimërore Aziatike është më ekstremi i bërë ndonjëherë dhe është “miratuar unanimisht” nga Këshilli Olimpik Aziatik (OCA).
Lojërat do të zhvillohen në Trojena, një zonë e projektit Neom të shtetit arab ku, sipas faqes së saj të internetit “Temperaturat e dimrit bien nën zero Celsius dhe temperaturat gjatë gjithë vitit janë përgjithësisht dhjetë gradë më të ftohta se pjesa tjetër e rajonit”.
Neom është projekti më ambicioz i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman si pjesë e planit të zhvillimit të Mbretërisë “Vision 2030” për të reduktuar varësinë nga nafta dhe për të transformuar ekonominë e vendit.
Zhvillimi i Trojenës pritet të përfundojë në vitin 2026 dhe do të ofrojë ski në natyrë, një liqen artificial me ujë të ëmbël dhe një rezervë natyror.



/Albanianpost.com

Lajmet kryesore