Pajisje

Apple zhvendosi sërish butonin e telefonatës në iOS 17


Apple ka zhvendosur edhe një herë butonin e telefonatës në versionin më të fundit beta të iOS 17.

Tani, butoni qëndron në mesin e poshtëm të ekranit. Është një ndryshim i vogël, por mund të nënkuptojë që iOS 17 nuk do të ndryshoj shumë pasi Apple të nxjerrë zyrtarisht softuerin e ri diku këtë vjeshtë.

Butoni ka qenë në një vend të ri që nga versioni i parë beta i iOS 17 që u publikua në qershor, por ai mori vëmendje kohët e fundit pasi disa publikime raportuan për rreshtimin djathtas.

The call screen buttons in iOS 17’s sixth developer beta.

Apple mund t’i ketë zhvendosur butonin për t’i lënë vend posterave të rinj të kontaktit të iOS 17 që janë krijuar për të shfaqur fytyrat e njerëzve me të cilët po flisni.

Butoni ndoshta e bënë ato më të lehta për t’u përdorur edhe në ekranet më të mëdhenj të telefonit.

Megjithatë në tersi nuk ka shumë ndryshime të tjera në versionin më të ri iOS 17 beta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore