Pajisje

Apple publikoi versionin e ri të ‘Safari Technology Preview’


Apple publikoi ​​një përditësim të ri për Safari Technology Preview, shfletuesin eksperimental që Apple prezantoi për herë të parë në mars të vitit 2016.

Apple krijoi STP për të testuar veçoritë që mund të futen në versionet e ardhshme të Safari.

Safari Technology Preview‌ 177 përfshin rregullime dhe përditësime për Web Inspector, CSS, Rendering, Popover, Media, JavaScript, Web API, Accessibility dhe Apple Pay.

Apple's newest Safari Technology Preview brings macOS Monterey features to  Big Sur [U] - 9to5Mac

Përditësimi tani përmban ndryshime që vinë në Safari 17 së bashku me macOS Sonoma.

Përditësimi është i disponueshëm në “System Preferences” ose “System Settings ” për këdo që ka shkarkuar shfletuesin.

Qëllimi i Apple është të mbledhë reagime nga zhvilluesit dhe përdoruesit në procesin e zhvillimit të shfletuesit të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore