Senatorët kanë bërë hetime mbi kompanitë teknologjike, Apple dhe Google, për sjellje “anti-konkurruese” në lidhje me dyqanet e tyre të aplikacioneve.
Përfaqësues nga kompanitë më të vogla si Tile, Spotify apo Match gjithashtu dhanë prova, duke akuzuar dy firmat e teknologjisë për tarifa të larta të shërbimeve dhe kopjimin e ideve të tyre.
Të dy dyqanet e aplikacioneve, si Apple ashtu edhe Google marrin tarifa deri në 30% për cdo blerje që bëhet brenda aplikacioneve.
Të dy kompanitë deklaruan se këto tarifa ishin të justifikuara, për të ofruar siguri për përdoruesit.
Paneli antitrust i Komitetit të Drejtësisë të Senatit u përqendrua në pretendimet se “App Store” i Apple dhe “Google Play” i Google janë kundër konkurrencës .
Senatorja Amy Klobuchar, shkoi aq larg sa “App Store” e Apple e quajti një “monopol të mirëfilltë”.
Ajo tha që të dy dyqanet “përjashtojnë ose shtypin aplikacione që konkurrojnë me produktet e tyre”.
Google Play dhe App Store janë programet nga ku shkarkohen pjesa dërrmuese e aplikacioneve në të gjithë botën.
Zhvilluesit pohojnë se për shkak të mungesës së konkurrencës kundrejt Apple dhe Google, kjo sjell mundësinë që të marrin tarifa zhvatëse.
Seanca dëgjimore erdhi një ditë pasi kompania Apple lançoi produktin e saj të ri, AirTags.
Ky produkt mund t’i bashkëngjitet objekteve të ndryshme, për të ndihmuar përdoruesin t’i gjejë ato.
Produkti duket shumë i ngjashëm me diçka tashmë në treg, Tile.
Këshilltarja e Përgjithshme e Tile, Kirsten Daru, tha se “ne e mirëpresim konkurrencën, por duhet të jetë konkurrencë e ndershme dhe ideja e Apple për të garuar është e padrejtë”.
Përfaqesues të Apple thanë se produkti i tyre ishte ndryshe.
“Ne nuk e kopjuam produktin e Tile është krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër në treg”.
Shefi i Çështjeve Globale të Spotify, Horacio Gutierrez, gjithashtu akuzoi Apple për përdorimin e App Store si mundësi për të ngarkuar tarifa të padrejta.
Ai gjithashtu tha që Apple, me anë të Apple Music, konkurroi drejtpërdrejt me Spotify-n duke ulur blerjet brenda aplikacionit në mënyrë që ta bënin Spotify më pak konkurrues.
Match, i cili zotëron Tinder-in, gjithashtu kritikoi Apple dhe Google për tarifat që duheshin paguar.
“Është kontroll i monopolit, me grusht hekuri,” tha Këshilltari i Përgjithshëm i Match, Jared Sine.
“Kur një lojtar i industrisë ka fuqinë të diktojë se si funksionojnë aplikacionet, sa do të detyrohen të paguajnë dhe në shumë raste, nëse edhe do të mbijetojnë, kjo është një monopol”.
Të dy Apple dhe Google hodhën poshtë idenë se dyqanet e tyre të aplikacioneve ishin monopole dhe thanë se akuzat ishin të drejta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës – Radojiçiç synonte krijimin e një “Rajoni Autonom”
-
Hoti pretendon të jetë “forcuar besimi në vlerat e LDK-së” për shkak të qeverisjes “pa asnjë rezultat” të LVV-së
-
Spektakël në Baku – Piastri i rrëmben fitoren Leclercut, Perez “kamikaz” humbet podiumin
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës – Radojiçiç synonte krijimin e një “Rajoni Autonom”