Aplikacione

Aplikacionet për takime, pse po i përdorin kaq shumë njerëzit?


Ndërsa bota ka filluar të hapet, takimet në internet po bëjnë një rikthim të zhurmshëm.

Aplikacioni Tinder, ka lançuar një tipar të ri, që lejon përdoruesit të ngarkojnë klipe në profilet e tyre, si dhe një faqe krejt të re Explore, ku përdoruesit mund të kërkojnë njerëz të tjerë që kanë treguar interesa të ngjashëm në profilet e tyre.

Nuk është vetëm Tinder që shkon në multimedia. Një mori aplikacionesh më të vogla të takimeve multimediale, si: Feels (që lejon video në profile), Lolly (e cila ju fton të “përputheni me njerëzit ndërsa eksploroni përmbajtjen e ëmbël të videos”) dhe Snack (e cila faturon vetveten si “takim me videon e parë”), të gjitha synojnë të luftojnë përvojën “e mërzitshme” të shikimit të fotove dhe rrëshqitjes djathtas ose majtas te shokët e mundshëm.

Ky lajm mund të jetë tronditës, pasi që, çdo përpjekje për të bashkuar mediat sociale me Tinder, Hinge, Bumble etj, është gjëja më pak tërheqëse që dikush mund të bëjë, shkruan Katie Ëay, gazetare e Vice.

Profili i aplikacionit për takime nuk duhet të jetë asgjë më shumë se një avatar dhe një letër motivuese seksuale (që sa më me kujdes e hartoni, aq më e mërzitshme bëhet).

Humbja e kohës dhe energjisë në një profil të aplikacioneve për takime, është në rregull nëse jeni duke kërkuar diçka jashtëzakonisht specifike, por një profil në Hinge, Tinder, ose Bumble, që duhen qartë orë të tëra për t’u krijuar, dhe një mungesë totale e të kuptuarit se si të përdoret më mirë, nuk do t’ju nxjerr askund.

Jeta juaj e çmuar, kaloi duke shkruar një roman dhe duke e përputhur atë me fotografi profesionale, thjesht për të dal në një takim, të martën.

Është krejtësisht racionale të provoni dhe të rrisni shanset tuaja për një takim aktual (dhe një romancë aktuale), duke marrë kohë për të formuluar një profil të një aplikacioni takimesh që tregon versionin tuaj më të mirë.

Por një video “e mirë” e TikTok-ut të dikujt, krijuar me përpikëri për t’i bërë ata të duken tërheqës, argëtues dhe të zgjuar, nuk do të jetë kurrë aq “seksi” sa një fotografi e paqartë.

Misteri është “seksi”! Përpjekja e ulët është seksi! Përmbajtja e shumë të dhënave nuk është.

E meta tjetër e madhe në planin për ta bërë takimin në internet një përvojë shumë dimensionale, është se aplikacionet e takimeve janë të pakëndshme për të kaluar kohë. Përvoja e marrjes së 20 mesazheve të ndryshme ” çkemi :)” është shumë e mërzitshme, për t’ju çuar në një bisedë dhe për të hapur rrugën për ndërveprim aktual, personal.

Qëllimi i takimeve në internet nuk është të qëndrosh në aplikacione për një përvojë argëtuese të mbushur me “përmbajtje të mirë”, pasi gjasat janë shumë të vogla që kjo të ndodhë.

Nëse kjo është arsyeja pse po përdorni aplikacionet, do të thotë që jeni përtej shpresës ose shpëtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore