Shqipëria

Apeli liron dy punonjëse të ‘Shefqet Ndroqit’


Dy punonjëset e spitalit Shefqet Ndroqi, Sidorela Çela dhe Rukije Hoxha janë liruar nga burgimi për t’u lënë në masën detyrim paraqitje. Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit në seancën e 23 shkurtit.

Për dy punonjëset e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi, nuk është pranuar apelimi.

Vendimi i 10 shkurtit nga ana e gjykatës, dënonte me 45 ditë burg bashkëpunëtoret e Tire Alldervisit. Kjo e fundit, sanitare pranë spitalit Shefqet Ndroqi, u arrestua pas konfirmimit të hetimeve mbi përftimin në kurriz të pacientëve me Covid.

Avokatja e të liruarave nga masa e sigurisë e cilësoi vendimin si “të drejtë”. “Vendimi i gjykatës doli në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar. Ky është vendim i drejtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore