Shqipëria

Apeli i GJKKO-së e shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së


Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të dhënë për anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja ku u shpall e pafajshme përkundër akuzave që rëndonin ndaj saj.

Zyrtarja akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) pati kërkuar për të 1 vit burg me gjykim të shkurtuar, e konvertuar me shërbim prove 2 vite.

SPAK kërkoi që Çiftja të shpallet fajtore për akuzat e refuzimit për deklarim, fshehje dhe falsifikim dokumentesh në formën e përdorimit.

Çiftja akuzohet se falsifikoi dy kontrata, duke mashtruar një bankë dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.

Gjithashtu mbi të rëndon akuza se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1 mijë e 450 m2 dhe me sipërfaqe 3 mijë e 440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

E pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Megjithëse prej disa muajsh në hetim, Etleda Çiftja vijon detyrën në KPK, duke dhënë vendime për gjyqtarë dhe prokurorë që dalin në vetting.

GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore