Film

Anulohet “Sundance Film Festival” – organizatorët e eventit dhe hotelet nuk ofrojnë rimbursime


Fansat dhe personazhet e famshëm të Hollywood-it që po planifikonin të merrnin pjesë në Festivalin e Filmit “Sundance” janë të dëshpëruar sepse pos që ngjarja u anulua vetëm disa ditë më parë dhe tani ata do të dëmtohen edhe financiarisht.

“Sundance Film Festival”, i këtij viti ishte planifikuar për datat 20-30 janar si një ngjarje hibride me dhe virtuale ku pritej të mbledhshin shikues filmash nga e gjithë SHBA-ja, vullnetarë dhe natyrisht, të famshëm të Hollywood-it.

Derisa festivali u anulua vetëm 15 ditë para datës së përcaktuar, për shkak të shpërthimit të COVID-19, Six Page, ka mësuar se hotelet i rritën çmimet “çmendurisht” – kësisoj çmimet varionin prej 3 mijë dollarë e më lart për disa dhoma dhe suita.

“Sundance Film Festival”

Për më tepër të njëjtat hotele nuk po japin rimbursime.

Dhe jo vetëm hotelet, por edhe organizatorët e “Sundance” nuk po ofrojnë rimbursime për njerëzit që kanë paguar për të marrë pjesë personalisht në eveniment.

Në vend të kësaj, pjesëmarrësit mund t’i dhurojnë paketat e tyre dikujt tjetër ose t’i kthejnë paratë e shpenzuara në një donacion të zbritshëm nga taksat për Institutin “Sundance”.

“Auberge Resorts Collection”.

Kur flasim për hotelet, një shembull është “Auberge Resorts Collection”, i cili tarifonte 3 mijë 798 dollarë për natë për disa nga suitat dhe pagesat e rezervimeve janë të pakthyeshme.

Hoteli u thotë mysafirëve që të vijnë gjithsesi dhe të shijojnë skijimin, ose thjesht të pushojnë.

Gjithsesi, hoteli në fjalë nuk është i vetmi që ka vënë politika të tilla menaxhuese, pasi edhe shumë të tjera kanë vepruar, po njësoj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore