Lajme

Anija bllokon kanalin e Suezit (VIDEO)


Kanali i Suezit është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë. Ai është rruga artificiale e komunikimit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.

Kjo gjë i lejon anijet të lundrojnë nga Evropa në Azi (dhe anasjelltas) pa pasur nevojë të qarkullojnë në një pjesë të Afrikës në Kepin e Shpresës së Mirë.

Që nga e marta e 23 marsit, Kanali i Suezit është bllokuar për shkak të një anije mallrash që shkoi anash. Anija ishte gati në zhytje, ndoshta pasi ishte goditur nga ndonjë erë e fortë.

Më shumë se 100 anije kontejnerësh aktualisht janë në radhë dhe presin të kalojnë. Me anë të tërheqjes po përpiqen ta vendosin anijen përsëri në kurs.

Anija “MV Ever Given” është 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë. Ajo, e ndërtuar në vitin 2018-të, kishte mbërritur nga Kina dhe po drejtohej për në Roterdam, Holandë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore