Sport

Andre Onana pezullohet për 12 muaj, pozitiv me doping


Trupi i disiplinës së UEFA-së, ka pezulluar portjerin e Ajax-it, Andre Onana, nga të gjitha kompeticionet për 12 muaj, për shkak se kamerunasi kishte përdorur doping.

Testet u kryen në tetor të vitit 2020, nga vetë Onana.

Në urinën e portjerit, u gjet substancë Furosemide.

“Në mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë. Ai përdori një qetësues për të lehtësuar dhimbjet dhe pa vetëdije kishte përdorur Lasimac.” shkruan Ajax në komunikimin zyrtar.

Kamerunasi kishte përdorur pilulat e gruasë së tij pa vetëdije.

UEFA është në dijeni që Onana nuk kishte ndonjë qëllim për mashtrim, por rregullat janë të njejta për të gjithë, andaj edhe erdhi ky vendim.

“I kundërshtojmë ashpër përdorimet e drogave që përforcojnë performancat, por Onana nuk kishte qëllim të tillë. Ne jemi munduar që ta kthejmë në gjobë me të holla ose ta bëjmë gjobën më të shkurt se 12 muaj, por UEFA nuk pranoi, jemi shumë të mëriztur,” u shpreh drejtori sportiv i Ajax, Edwin van der Sar.

Dënimi hyn në fuqi menjëherë dhe Onana pezullohet nga çdo kompeticion futbollistik, për përfaqësuese dhe për klube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore