Sport

Ancelotti krijon histori të re ndaj Guardiola-s


Carlo Ancelotti - Pep Guardiola (Getty)

Real Madrid-i i Carlo Ancelotti-t mori një fitore të madhe me penallti ndaj Manchester City-t në UEFA Champions League dhe kjo e sheh italianin të krijojë histori të re kundër trajnerit të “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

Në atë që ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në mbrojtje, Real-i doli në krye në gjuajtjet e penalltive dhe kaloi përsëri në gjysmëfinale të kompeticionit, duke i mohuar City-t mundësinë për të fituar një tjetër triplet trofesh këtë sezon.

Por Ancelotti tani e ka eliminuar Guardiola-n tre herë në karrierën e tij, pasi e kishte bërë këtë më parë në 2022 dhe 2014.

Në vitin 2014, ishte gjatë qëndrimit të tij të mëparshëm te Real Madrid, kur Guardiola ishte në krye të Bayern Munich-ut. Dhe dy të fundit kur Pep ishte në krye të City-t.

Askush nuk ka eliminuar më shumë herë në karrierën e tij se Ancelotti dhe dy herët e fundit që eliminoi një skuadër të Guardiola-s, italiani ka vazhduar të fitojë Champions League-n.

Tani, mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore