Sport

Ancelotti: Është pothuajse e pamundur që Hazard të luaj dy ndeshje rresht


Carlo Ancelotti ka zbuluar se Eden Hazard aktualisht po lufton me një dëmtim të vogël në gju, e cila nuk po e lejon belgun të luaj dy ndeshje të njëpasnjëshme për Real Madridin.

Ancelotti foli për 30-vjeçarin pasi Hazard-it nuk iu dha asnjë minutë në fitoren e mesjavës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

“Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi kishte një problem të vogël në gju, që gjithashtu e shqetësoi atë në seancën stërvitore”, tha trajneri në një konferencë shtypi.

“Do të shohim situatën me Hazard, por ai është përmirësuar në përgjithësi”.

“Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm me të për shkak të dëmtimeve të së kaluarës. Të luash me të në dy ndeshje rresht mund të jetë e vështirë”.

“Ai nuk është ende në nivelin që ne të gjithë duam, por ne jemi të gjithë të bindur se ai do të kthehet në më të mirën e tij”.

Gareth Bale po lufton në mënyrë të ngjashme për të qëndruar në formë dhe Ancelotti u pyet për dëmtimin e fundit të Uellsianit, por ai nuk mund të japë një datë për kthimin e tij.

“Ne ende nuk e dimë sa kohë do të jetë jashtë”, tha Ancelotti për Bale.

“Është një dëmtim mjaft i rëndësishëm, dhe është e vështirë të jap një datë kthimi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore