Shqipëria

Amnistia te Komisioni i Sigurisë/ Alibeaj: Të falen të dënuarit dhe të proceduarit gjatë protestave të thirrura nga PD


Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Sigurisë amendamentin për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarve gjatë protestave të organizuara prej saj.

Enkelejd Alibeaj, teksa e prezantoi para deputetëve, vuri theksin tekdisa protesta të thirrura nga PD, por edhe protesta qytetare për shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së Astirit, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve.

Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës.

Alibeaj ka bërë me dije se amendamenti është i strukturuar në tre nene.

Neni i parë i referohet projektligjit të amnistisë, pikërisht nenit tre të projektligjit, pika 1 ku u kërkoj të shtohet edhe shkronja ë me përmbajtjen si vijon:

Shkronja ë, personat e dënuar për vepra penale parashikuar nga nenet 150,151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020.

Neni 2 i amendamentit tim, synon që në nenin 4, pika 1, shkronja k, të projektligjit, të hiqet numri 237, që në fakt është një distim i dispozitave penale dhe aty është përfshirë dhe neni 237 i Kodit Penal dhe për këtë arsye kërkoj që të hiqet. Pra ti jepet mundësia e përfitimit të amnistisë dhe të atyre personave që janë proceduar për këtë dispozitë.

Neni 3 i amendamentit synon që në nenin 6 të projektligjit të shtohet dhe një nen, neni 6/1 me këtë përmbajtje:

Neni 6/1 dhënia e amnistisë për veprat penale për protestuesit. Përjashtohen nga ndjekja penale dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose që janë në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020, të parashikuara nga nenet 150,151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal.

Sipas tij, bëhet fjalë për një grup dispozitash penale,  të cilat iu referohen veprave penale që kanë lidhje në thelbin e tyre me organizimin e tubimeve dhe protestave.

“Bëhet fjalë për tubime apo protesta politike të organizuara nga PD dhe aleatët e saj, por edhe nga tubime apo protesta qytetare të organizuara gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për protestat e organizuara nga qytetarët në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së Astirit, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore