Sport

Amir Rrahmani shënon, Napoli ngjitet në krye të Serie A-së


Napoli e Luciano Spalletti-t vazhdon ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni, duke u ngjitur në krye të Serie A-së.

Në javën e katërt të këtij sezoni, Napoli udhëtonte në Udine për të vizituar Udinese-n.

Napoletanët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke e përfunduar po në të njëjtën mënyrë.

Pas 25 minutave lojë, mundësitë e shumta u konkretizuan më në fund.

Ishte Victor Osimhen ai që i dhuroi epërsinë skuadrës së Spalletti-t, duke e shtyrë topin në rrjetë pas një goditjeje nga Lorenzo Insigne.

11 minuta më vonë, në skenë u ngjit mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani shfrytëzoi një asistim të partnerit të tij në mbrojtje, Koulibaly për të dyfishuar epërsinë.

Amir Rrahmani feston me shokët e skuadrës

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Napoli edhe pjesën e dytë e nisi mirë, duke vazhduar dominimin total.

Pas një asistimi të Ruiz, Koulibaly tani gjeti golin vet.

Mbrojtësi i Napoli-t me një goditje prej sulmuesi, gjeti golin e tretë për Napoli-n.

Pesë minuta para fundit, pati kohë edhe për një gëzim për skuadrën e Napoli-t, me meksikanin Hirving Lozano që gjeti rrugën e rrjetës për rezultatin përfundimtar 0-4.

Napoletanët ngjiten në vendin e parë, me katër fitore pas po aq ndeshjesh.

Tabela e plotë në Serie A pas javës së katërt, është kjo:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore