Me fillimin e sezonit të ri futbollistik, të gjithë sytë janë te Antonio Conte, trajneri i Napoli-t. Pas një viti zhgënjyes për disa nga lojtarët kryesorë, trajneri është i vendosur të transformojë paraqitjet e tyre dhe ta kthejë Napoli-n në krye të Serie A.
Aftësia e Conte-s për të shfrytëzuar plotësisht lojtarët që ka në dispozicion do të jetë vendimtare, ndërsa merkato e transferimeve premton të sjellë burime të reja.
Ndër sfidat më të vështira për Conte-n, megjithatë, është ajo e rivlerësimit të tre lojtarëve që, sezonin e kaluar, performuan dukshëm nën pritjet. Ata janë, kapiteni Giovanni di Lorenzo, mesfushori Frank Anguissa dhe mbrojtësi Amir Rrahmani.
Në rastin e kapitenit të Kosovës, Rrahmani, ai ka humbur shkëlqimin dhe qartësinë me lamtumirën e Kim Min-jae, por do të jetë në fokusin e Conte-s.
Me koreanin ai formoi një nga çiftet më të mira mbrojtëse në kampionat dhe trajneri është i vendosur t’i kthejë atij qëndrueshmërinë dhe sigurinë që duket se janë zhdukur me largimin e shokut të skuadrës.
Rrahmani do të duhet të rifitojë përqendrimin dhe formën fizike për t’u bërë edhe një herë një shtyllë e mbrojtjes napolitane.
30-vjeçari hyn në sezonin e tij të pestë me Napoli-n, ku numëron 136 paraqitje, 11 gola dhe 2 asistime. Gjithashtu ka fituar Serie A 2022-23.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel