Kosova

Ambasadori britanik takon Vitinë, diskutojnë për sistemin e kujdesit shëndetësor


Arben Vitia dhe Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të premten ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Arbeni Vitinë, me ç’rast është diskutuar për sistemin e kujdesit shëndetësor, i cili sipas ambasadorit është shtylla kurrizore e një shoqërie të begatë.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Hargreaves ka njoftuar se me Vitinë ndër të tjera ka diskutuar për reformat thelbësore në shëndetësi siç është ajo për sigurimet shëndetësore.

“Diskutuam edhe për përdorimin më të mirë të dhënave shëndetësore për mbështetjen e të drejtës së grave për zgjedhur për lindjen e fëmijëve si dhe trajtuam shkaqet e sëmundjeve të parandalueshme”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore