Lajme

“Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Këngëtarja Dua Lipa

Këngëtares Dua Lipa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau çmimin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, njoftoi presidentja në Facebook.

Në çdo hap dhe paraqitje, tha presidentja kosovare, “Dua Lipa vazhdon ta nderojë vendin tonë”.

“E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”, shkroi ajo.

Përveç kësaj, edhe vajzat e presidentes si dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, u takuan në zyren e presidentes me këngëtaren në fjalë.

“Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës”.

“Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë”.

Presidentja vlerësoi se për shkak të Dua Lipës, “nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën”.

Mes tjerash, presidentja e falënderoi Dua Lipën për “përsëritjen e mesazhit tonë të përbashkët  për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Liberalizimi i vizave, siç tha ajo, “ishte njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore