Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ka njoftuar se ende nuk ka hyrë në fuqi marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed, për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për kosovarët.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, tha Osmani.
Të martën është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Arabisë Saudite për lirim nga vizat për pasaportat diplomatike dhe ato zyrtare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku kanë bërë të ditur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë nga zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, me homologun e tij nga Arabia Saudite, Ëaleed Abdulkarim El Khereiji, me të cilin kanë pasur edhe një takim.
“Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhej në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit