Vende

Alpinistët e malit Fuji do të tarifohen për të ngjitur shtegun popullor drejt majës


Njerëzit që shpresojnë të ngjiten në malin Fuji përgjatë itinerarit të tij më të njohur do të tarifohen me afro 13,35 dollarë kur sezoni i ngjitjeve të fillojë në verë.

Masa vjen teksa autoritetet lokale përpiqen të lehtësojnë bllokimet e nxitura nga bumi i turizmit në Japoni.

Shtigjet që çojnë në malin më të lartë të Japonisë – një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 2013 – po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara, duke shkaktuar shqetësim për mbeturinat, në të cilat shpesh alpinistët e papërvojë përpiqen të ngjiten në majën 3 mijë e 776 metra pa pushuar.

Udhërrëfyesit vendas thonë se mbipopullimi po ushtron presion të paprecedentë mbi objektet e kufizuara të tualetit të malit.

Po ashtu numri i turistëve në mal po rrit potencialin për aksidente midis njerëzve që vlerësojnë gabimisht përpjekjen e nevojshme për të arritur në majë.

Alpinistët që i afrohen majës përgjatë shtegut Yoshida në Yamanashi do të tarifohen nga korriku, me numra ditorë të kufizuar në 4 mijë dhe hyrje të ndaluara midis orës 16:00 dhe 03:00.

Aktualisht, alpinistëve u kërkohet vetëm të bëjnë një dhurim vullnetar për të paguar për mirëmbajtjen.

Sakaq, alpinistët do të jenë ende në gjendje të përdorin tre rrugë të tjera pa pagesë.

Por zyrtarët janë të sigurt se masat do të kufizojnë numrin e përgjithshëm pasi shtegu Yoshida është i përshtatshëm për alpinistët që udhëtojnë nga Tokio, me rreth 60 për qind që përdorin itinerarin.

Duhen mesatarisht pesë deri në gjashtë orë për të arritur majën nga faza e pestë, por mund të duhen deri në 10 orë në varësi të kushteve dhe aftësisë së ngjitjes.

Më shumë se 220 mijë vizitorë kaluan fazën e tetë të 10 etapave të Fuji gjatë sezonit tre mujor të ngjitjeve vitin e kaluar, rreth të njëjtit numër të regjistruar para pandemisë.

Kufizimet në orët e hapjes ndërkaq, pritet të pengojnë njerëzit të mbërrijnë vonë gjatë ditës për të filluar ngjitjen e tyre nga faza e pestë, me synimin për të arritur majën në kohë për të parë lindjen e diellit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore