Shqipëria

Alpha Bank shet aksionet tek OTP Bank


Një ndër katër bankat greke më të mëdha, Alpha Bank, e cila operon prej vitesh në Shqipëri, do t’ia shesë aksionet e saj hungarezëve të OTP Bank.

Shuma të cilën hungarezët kanë ofruar, është prej 55 milionë eurosh për 100% të aksioneve.

Bankat greke kanë mbi një dekadë, që punojnë për të ulur një nivel prej 30 miliardë eurosh kredi të këqija. Kjo, si pasojë e një krize të gjatë financiare në Greqi, e cila uli prodhimin grek me 25%.

Me kalimin e aksioneve tek OTP, hungarezët do të kenë rreth 11% të tregut bankar në vend.

Lajmi është konfirmuar ndërkaq nga vetë Alpha Bank. Mbyllja tërësore e ujdisë, pritet të jetë gjatë vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore