Shqipëria

Alibeaj në Kuvend: Problemet i kemi në familje, këtu jemi për shqiptarët


Kryetari i ri i zgjedhur i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, u shpreh se problemet i kanë brenda partisë dhe se nuk do të kërkojnë ndihmë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Përfitoj nga fakti që t’i falënderoj të gjithë kolegët që më dhanë këtë barrë për të qenë kryetar i grupit, duke u shprehur falënderimet edhe paraardhësit”.

Ai theksoi se beteja e të gjithë shqiptarëve është për të pasur “betejë me një njeri, kreun e regjimit, Edi Ramën”.

“Kurrë nuk do ta mendoja që do të ishte një betejë nga Nikolla. Ju jeni në atë vend, por nuk kërkojmë ndihmë nga ju. Ne i kemi ca probleme. Ne e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që t’i zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit, të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo mazhoranca ua vodhi”.

Para se të merrte fjalën Alibeaj, ka pasur replika nga deputetët e përjashtuar me vendim kryesie nga kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore