Futboll

Alexandr Jucov: Dua të blej Milan-in


Shprehja e interesit për Milanin. Investitori moldav Alexandr Jucov, themelues dhe CEO (Drejtor Ekzekutiv) i World Lab Technologies Corporation, doli në media me një njoftim për shtyp duke shprehur interes për klubin rossoneri [kuqezinjtë e Milan-it]. Sipërmarrësi 51-vjeçar u mbështet në firmat ligjore Raimondo-Frate-Marriotts që kanë marrë mandatin për të menaxhuar këshillimin dhe ndihmën juridike në lidhje me blerjen e mundshme të Milan-it.

Fondi amerikan Elliott nuk u ekspozua me pozicione zyrtare, por nga burime pranë klubit, për momentin ka skepticizëm dhe ftohtësi mbi ofertën e investitorit moldav. Përveç kësaj, Elliott është i angazhuar në një proces gradual të rimëkëmbjes së rossonerëve dhe nuk ka ndërmend të largohet nga skena për një kohë të shkurtër. Përkundrazi, qëllimi i tij mbetet të ndërtojë një stadium në bashkëpronësi me Interin, për ta bërë Milan-in edhe më konkurrues në të ardhmen.

Kush është Alexandr Yucov?

Lindur në Kishinau në 1969, Alexandr Jucov është i përkushtuar për të financuar kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja në fusha kritike dhe me rritje të shpejtë të gjenerimit të energjisë së rinovueshme, zgjidhjeve për ruajtjen e energjisë, lëvizshmërisë së qëndrueshme, projekteve logjistike dhe infrastrukturës me ndikim pozitiv në zhvillimin shoqëror dhe rajonal.

Kërkimi mbi teknologjitë e reja është një nga objektivat kryesorë të Korporatës Botërore të Teknologjive Lab, duke përfshirë të dy institucionet kryesore rajonale brenda EQL-s dhe në bashkëpunim me qendrat globale të kërkimit dhe zhvillimit dhe universitetet në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore