Kampionate

Alexander-Arnold bën ofertë për të blerë klubin e Ligue 1


Trent Alexander-Arnold

Mbrojtësi i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold, po kërkon të marrë përsipër klubin e Ligue 1 Nantes në një lëvizje të papritur, sipas raportimeve në Francë.

Reprezentuesi anglez është lidhur me një largim nga “Anfield” gjatë verës së vitit 2025 me kontratën e tij që zgjat deri në fund të sezonit.

Ka pasur spekulime se gjigantët e La Liga-s, Real Madrid mund të kërkojnë ta sjellin atë në “Bernabeu” si një transferim i lirë, por duket se Alexander-Arnold mund të bëjë një biznes të tijin së shpejti.

Gazeta franceze “L’Equipe” pretendon se Alexander-Arnold “dëshiron të bëhet pronar i Nantes” në Francë “nëpërmjet një fondi investimi anglez të menaxhuar nga babai i tij”.

Ata pretendojnë se Kylian Mbappe po “frymëzon” futbollistët për të bërë një hap në pronësi të klubit pasi sulmuesi i Real Madrid së fundmi bleu 80 për qind të ekipit të Ligue 2, Stade Malherbe Caen.

Dhe Mbappe “mund të shohë së shpejti një nga kolegët e tij ta imitojë atë” me mbrojtësin e Liverpool-it, Alexander-Arnold, i cili tashmë është një aksionar pakice në ekipin francez të Formula 1, Alpine F1 Team, i etur për të blerë Nantes pas dorëzimit të një shifre prej 100 milionë eurosh (80 milionë paundë).

Biznesmeni francez, Waldemar Kita, i cili ka në pronësi të Nantes që nga viti 2007, me sa duket është “lodhur nga betejat sportive dhe financiare me të cilat ka hasur klubi nga Loire-Atlantique”.

Sipas medias franceze: “dështimi i Kita-s për të ndërtuar një stadium i ri privat dhe rrënimi i marrëveshjes për të drejtat televizive vetëm konfirmuan qëllimin e tij për shitjen e klubit”.

Megjithatë, thuhet se pronari i Nantes është “i zemëruar” me rrjedhjen mediatike të gjithë këtij informacioni.

“Kita thuhet se u takua me Arnold-ët përmes videokonferencës verën e kaluar përpara se t’i takonte ata personalisht, në Gjenevë, ditët e fundit. Oferta e blerjes thuhet se arrin në 100 milionë euro, duke përfshirë një shumë prej 80 milionë eurosh direkte, plus një shifër shtesë prej 20 milionë eurosh të shoqëruara me bonuse të ndryshme deri në 40 milionë euro”, vijon raporti nga “L’Equipe”.

Përsa i përketë futbollit në ekipin e tij, Alexander-Arnold dhe Liverpool e kanë nisur sezonin e ri në stil pozitiv me katër fitore nga pesë në të gjitha garat pas fitores së tyre 3-1 ndaj Milan-it në “San Siro” të martën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore