Sport

Albin Gashi ‘braktis’ Kukësin ende pa u hapur merkato e janarit


Sulmuesi 24-vjeçar, Albin Gashi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit në Abissnet Superiore. Ishte vetë klubi verilindor që njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin në mediat sociale.

Shqiptari i lindur në Austri i ka kërkuar klubit ta lejoi të largohet për arsye familjare. Me konsensus të dy palët kanë arritur dakordësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit.

“Futbollisti Albin Gashi nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Sulmuesi 24-vjeçar ka kërkuar nga klubi që të largohet në drejtim të Austrisë arsye familjare dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit duke e lënë të lirë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Klubi i Kukësit e falënderon Gashin për kontributin e dhënë për fanellën e Kukësit dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, përfundon njoftimi i verilindorëve.

Gashi u bë pjesë e Kukësit në gushitn e 2020, pasi erdhi si transferim i lirë nga austriakët e Floridsdorfer-it. 24-vjeçari numëron 37 paraqitje dhe katër asiste me fanellën e Kukësit.

Gjatë karrierës së tij, Gashi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhire të Kombëtares së Austrisë. Për herë të fundit, ai është aktivizuar me U-19, në vitin 2015.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore