Gatimi

Akullore me qershi e bërë në shtëpi


Ilustrim

Ruani akulloren e bërë në shtëpi në frigorifer në një enë hermetike me një copë mbështjellëse plastike ose letër të shtypur drejtpërdrejt në sipërfaqe. Kjo do të parandalojë formimin e kristaleve të akullit.

Përbërësit:

380 g qershi të pastruara,

400 ml krem panna për ëmbëlsira,

200 ml qumësht i kondensuar

40 g sheqer

Përgaditja:

Qershitë të cilave u kemi hequr bishtat dhe bërthamat, i vendosim bashkë me sheqerin në zjarr të ulët dhe i përziejmë vazhdimisht për 10 minuta.

Fikim zjarrin dhe i lemë të ftohen. Në një enë përziejmë me rrahës elektrik panna-n e ftohtë derisa të formohet pak, por mos e përzieni shumë, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vazhdojmë përziejmë.

Te masa e përgatitur shtojmë qershitë e karamelizuara me sheqerin dhe i përziejmë përsëri. Të gjithë masën e vendosim në një enë me kapak dhe e vendosim në ngrirje për 6 orë. Para servirjes e nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta përpara.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore