Lajme

Aktori Tim Matheson kërcënohet me vdekje pas ironizimit virtual për Melania Trump-in


Ylli i filmit “Magnum Force”, Tim Matheson, ka bërë të ditur se është kërcënuar me vdekje pas shkrimit që bëri në llogarinë e tij të Twitter, duke e ironizuar ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump-in.

Sipas burimeve të tabloidit TMZ,  Matheson është paraqitur në departamentin e policisë së Los Angeles, për t’i denoncuar kërcënimet që ai pranoi në rrjetet e tij sociale, transmeton Albanian Post.

Matheson, ka bërë gjiron e rrjetit me postimin e tij të tipit sarkazëm drejtuar ish- zonjës së parë, Melania Trump.

“Është e mrekullueshme të kesh një Zonjë të parë e cila ka zemer të madhe dhe shumë klas. E që po ashtu mund të flasë gjuhën angleze.” ka shkruar ai në Twitter.

Më vonë, Matheson ka kërkuar falje publike për postimin e bërë për Melania Trump-in, por sipas tij kjo nuk ka pasur ndonjë efekt, pasi që kërcënimet virtuale po vazhdojnë të dominojnë në mesazhet e tij të mediave sociale.

“Faleminderit për punën që ke bërë si Zonjë e Parë. Të kërkoj falje për budallallëqet dhe shkrimin injorant që kam shkruar për ty javën e kaluar, i cili ishte i gabueshëm, mizor dhe i patolerueshëm. Kam marr një mësim të madh nga kjo eksperiencë. Më vije shumë keq” ka shkruar ai në postimin falje kërkues.

Por, njëri ndër personat që e ka ngacmuar atë, është shprehur se “do ta godas për vdekje Tim-in”, nëse ky i fundit nuk deponon një shumë të mëdha parash në llogarinë e kërcënuesit.

Departamenti i policisë së Los Angeles është duke u marrur me zbardhjen e rastit, por deri më tani nuk ka ndonjë informacion të detajuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore