Film

Aktori Bernard Cribbins ndërron jetë në moshën 93-vjeçare


Bernard Cribbins

Bernard Cribbins, ylli i programit televiziv “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Cribbins vdiq gjatë ditës së enjte, bëri të ditur agjenti i tij, pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Agjencia e talenteve që përfaqësonte artistin “Gavin Barker Associates” tha se: “kontributi i tij në televizionet britanike nuk do diskutim”.

Ndër të tjera ata shtuan se: “ai ishte unik, duke karakterizuar më të mirët e brezit të tij dhe do t’i mungojë shumë të gjithë ata që patën kënaqësinë ta njihnin dhe të punonin me të”.

Cribbins punoi në industrinë televizive për shtatë dekada por ishte filmi “The Railway Children” ai që i hapi dyert për ta bërë atë një emër të njohur në të gjithë vendin.

Bernard Cribbins

Ai lindi në dhjetor të vitit 1928 në Oldham, Lancashire, dhe u rrit në varfëri nga nënën e tij Ethel, dhe babai John.

Në moshën 13-vjeçare, Cribbins la shkollën dhe u bë ndihmës menaxher skene, duke marrë role të vogla aktrimi.

Aktori famën e mori në vitet 1960 për rekordet e reja si “Right Said Fred” dhe “The Hole in the Ground”.

Fama e tij u rrit edhe më shumë duke e bërë atë një emër të dashur në Mbretërinë e Bashkuar si dhe në shumë vende të botës.

Cribbins fitoi një OBE – çmimi i dytë më i lartë i renditjes së Urdhrit të Perandorisë Britanike – për shërbime ndaj dramës së vitit 2011.

Gjithashtu iu dha një çmim special në Çmimet e Fëmijëve të Akademisë Britanike dy vjet më parë.

Cribbins jashtë ekranit shijoi një karrierë të suksesshme muzikore dhe pati një sërë rekordesh hit, duke përfshirë këngët: “Hole In The Ground” dhe “Right Said Fred”, të cilat arritën në top 10-shen e toplistave të këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore