Prokuroria Themelore në Prishtinë, të martën, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe dy personave për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Prokuroria Themelore, gjegjësisht njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka konstatuar se dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit gjatë implementimit të kontratave “Furnizim me Teknologji Informative për nevoja të MASHT-it”, në bashkë kryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë vepruar jashtë autorizimeve zyrtare dhe jashtë kompetencave të tyre reale.
“Në atë mënyrë qe me dashje direkte dhe me qëllim që të përfitojë dobi pasurore Operatorit Ekonomik, i tejkalojnë kompetencat e tyre si dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me ç ‘rast kanë nënshkruar dhe lejuar dokumentacione për pagesa duke tejkaluar 30 % e kontratave publike kornizë që parasheh Ligjin e Prokurimit Publik, ku si pasojë kompanisë i kanë sjellë dobi materiale dhe me këtë i kanë shkaktuar dëm të madh Buxhetit të Kosovës”.
Sipas Prokurorisë, si pasojë e veprimeve të kundërligjshëm të dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, buxheti i Kosovës është dëmtuar për mbi 390 mijë euro.
Në anën tjetër dy të pandehur të tjerë, të cilët janë pronar të bizneseve, gjatë procesit të furnizimit me pajisje teknologjike të Universitetit Publik në Gjilan, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve si dhe duke i fshehur faktet e kanë sjellë në lajthim personin tjetër që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Të pandehurit V.B. dhe M.S., ngarkohen gjithashtu me veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit