Lajme

Aksioni anti-kanabis, arrestohet djali i Azem Hajdarit


Policia e Elbasanit ka arrestuar djalin e Azem Hajdarit, 23-vjeç.

Ai është shoqëruar ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën pesë doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin, H.Gj.,23 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Në makinën “Audi 6” e vitit 2013, me të cilin udhëtonin ishte dhe një 19-vjeçare nga Lushnja, ndaj së cilës  nuk ka pasur  asnjë procedim.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore