Shqipëria

Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë si pasojë e shpejtësisë së lartë, shoferi nuk e njihte rrugën


Një aksident i rëndë me tetë viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Këlcyrë, ku shoferi, një shtetas shqiptar dhe shtatë emigrantë të jashtëligjshëm, të cilët udhëtonin me të, mbetën të vrarë pasi ranë nga një lartësi rreth 100 metra, në lumin Vjosë.

Sipas ekspertizave të para, mendohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Teksa, drejtuesi, besohet se nuk e njihte mirë aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku ngjarja ndodhi.

Në atë zonë rruga është e ngushtë dhe një kthesë e fortë kërkon një vëmendje të shtuar. Aludime ka ndërkaq se mjeti mund të ketë qenë edhe në ndjekje nga Policia, duke pasur parasysh faktin se brenda një veture, qëndronin shtatë emigrantë të jashtëligjshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka arritur të nxjerrë trupat e pajetë nga mjeti.

Ndërsa po punohet edhe për identifikimin e plotë të viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore