Lajme

Aksidenti i avionit në Filipine: 45 të vdekur, dhjetëra të lënduar


Një tragjedi ka ndodhur në jug të Filipineve, ku një aeroplan ushtarak me 92 trupa në të është rrëzuar.

Sipas autoriteteve, 45 trupa të pa jetë janë gjetur në vendin e rrëzimit në ishullin Jolo dhe dhjetëra të tjerë janë transportuar në një spital ushtarak.

Raportohet se të vdekurit janë kryesisht personel ushtarak. Ndërsa tre civilë kanë mbetur të vdekur pasi rezultuan në vendin kur ra avioni.

Disa dhjetra njerëz u plagosën dhe pesë janë ende të zhdukur, tha ushtria. Një spital ushtarak aty pranë trajtoi të mbijetuarit.

Gjithashtu ushtria në një deklaratë zyrtare ka informuar se ka ende trupa që rezultojnë të zhdukur.

Sekretari i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana, në një deklaratë për mediat ka sqaruar se aeroplani, një C130 Hercules, po përpiqej të ulej në aeroportin e Jolo-s kur tejkaloi pistën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të vdekurit janë kryesisht personel ushtarak, por tre qytetarë të ndodhur në pistë kanë humbur jetën gjithashtu.

Nga fotot e publikuar në media shikohen flakët dhe tymi nga rrënojat.

Agjencia shtetërore e lajmeve publikoi fotografi të vendit të rrëzimit, që tregonin djegie të mbeturinave në një zonë të populluar.

Ushtarët ishin pjesë e pranisë së shtuar në Filipinet e jugut, për të luftuar militantët islamistë, siç është grupi Abu Sayyaf.

Zyrtarët thanë se, nuk kishte asnjë shenjë që aeroplani ishte sulmuar dhe një hetim për shkakun e incidentit do të fillonte sapo të kishte përfunduar operacioni i shpëtimit.

Aksidenti vjen pasi një helikopter “Black Hawk” u rrëzua muajin e kaluar, gjatë një fluturimi stërvitor duke vrarë të gjithë anëtarët e bordit.

Tre pilotë humbën jetën kur S70-i i tyre zbriti pranë poligonit të trajnimit Crow Valley në veri të Manilës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore