
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e 19 majit në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku një familje është përfshirë në ngjarje dhe si pasojë, gruaja ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit taksi që po i transportonte dhe dy fëmijët, ndodhen ndërkohë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin edhe ndihmën përkatëse nga mjeku.
Në mjet ndodhej po ashtu një shtetase tjetër, e cila gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Në detajet e para të ngjarjes, mësohet se taksia po udhëtonte në drejtim të Rinasit, ku edhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rikthen në detyrë 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur