Kosova

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person


Ilustrim.

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, të mërkurën e 20 prillit.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Kelani për AP.

Ai tutje ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë duke qëndruar në terren.

“Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

Policia e Kosovës.

Tutje, Kelani ka bërë thirrje për kujdes më të shtuar në komunikacion.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore