Lajme

Akademia e shkencave me shumë promovime librash në vitin 2021


Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK)

Pavarësisht se ishte vit pandemik, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) gjatë viti 2021, nuk ka ndalur aktivitetin e saj shkencorë.

ASHAK për gjatë vitit kishte organizuar konferenca shkencore, kishte bërë disa botime librash, kishte botuar revistën e saj shkencore por kishte organizuar edhe ekspozita dhe promovime librash.

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në tetor ishte organizuar një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me titull “Studimet për shqiptarët në Francë”, ku kanë participuar rreth 40 studiues, nga Kosova, Shqipëria, Franca dhe vende të tjera të Evropës.

ASHAK ka promovuar veprën e filozofit, akademik Muhamedin Kullashi, “Kthesa e dramës moderne (shek.XIX-XX)”, veprën me titull “Enigma e poezisë” të akademik Sabri Hamiti, veprën e ish kryetarit të ASHAK-ut, akademik Rexhep Ismajlit me titull “Për historinë e gjuhës shqipe”, por edhe veprën e akademik Hivzi Islamit, “Demografia e Kosovës”.

ASHAK promovon veprën e filozofit, akademik Muhamedin Kullashi, “Kthesa e dramës moderne (shek.XIX-XX)”

Botimet e ASHAK-ut janë promovuar edhe në Mal të Zi. Në gusht të vitit 2021 në Tuz vepra “Në botën e përbashkët – tradita, tranzicioni, anomia”, e akademik Anton K.Berishajt së bashku me veprën “Fshehja e krimit-Politika serbe e mashtrimeve të mëdha”, e Prof.Dr. Anton Vukpalajt, ishin promovuan para shumë të pranishmëve kur po mbahej edhe Panairi i Librit në këtë qytezë.

Në këtë aktivitet kishin marrë pjesë nga ASHAK-u, akademike Justina SH.Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe akademik Hivzi Islami, recensentë i parë i të dy botimeve.

Për të dy botimet në cilësinë e recensentit akademik Hivzi Islami përveç vlerësimit dhe kontributit të të dy autorëve, ka thënë se botimet kanë rëndësi të veçantë për publikun e gjerë dhe se të njëjtat pasurojnë fondin e botimeve të akademisë.

Tuz

Botimi i librit “Komfori termik” i autorëve akademik Fejzullah Krasniqi, dhe prof. Rexhep Selimajt ishte bërë në muajin qershor.

Po në të njëjtin muaj (qershor) Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kishte promovuar botimin “Leksikoni i termave të sociolingusitkës” të Rexhep Ismajlit, Bardh Rugovës dhe Shkumbin Munishit.

Po ky seksion i akademisë, një muaj më parë kishtei promovuar disa nga botimet që kanë të bëjnë kryesisht me kontributet e albanologëve të huaj në studimet e gjuhës, letërsisë dhe të kulturës shqiptare.

“Studime historiko-krahasuese për gjuhën shqipe” (Historisch-Vergleichende untersuchungen über das Albanische) “Gjurmime linguistike historike-kulturore në fushë të shqipes” (Linguistisch-Kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen).

Në rrjedhën e studimeve dhe kontributeve të albanologëve të huaj për gjuhën, letërsisë dhe kulturës shqiptare, janë realizuar dy botime me kumtesat e pjesëmarrësve në dy konferenca shkencore ndërkombëtare, organizuar nga ASHAK-u, në të cilat morën pjesë një numër i madh studiuesish nga vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-të, bashkë me studiuesit shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht” (Albanistische Forschungen in den Deutschsprachigen Ländern), dhe “Studimet albanistike në Itali” (Gli studi albanistici in Italia).

Gjithashtu, ishte përuruar edhe botimi “Studime albano-ballkanologjike, i Brian D.Joseph-it. Studimet e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur e përgatitur për shtyp nga akademik Rexhep Ismajli.

“Leksikoni i vendbanimeve të Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”, në tri vëllime, ishte ndër promovimet e para të ASHAK-ut në vitin 2021.

Në hartimin e këtij botimi ishin angazhuan dhjetëra ekspertë të shkencave gjeo-hapësinore, sociologë, urbanistë, planerë, ekonomistë, demografë, historianë e etnologë të cilët ishin udhëhequr nga akademik Hivzi Islami.

Botimi përmban të dhëna, fakte dhe informata relevante nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik, pastaj të dhënat për dhunën, krimet, masakrat  dhe dëmet materiale që i shkaktoi regjimi i Serbisë millosheviqiane.

Ky botim sipas ASHAK-ut do të përmbushë një nevojë të kahershme për gjeoshkencat, shkencat sociale dhe opinionin e gjerë dhe pa dyshim do të jetë një trashëgimi e madhe për shkencën dhe kulturën shqiptare.

“Leksikoni i vendbanimeve të Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”, në tri vëllime, ishte ndër promovimet e para të ASHAK-ut në vitin 2021.

Gjithashtu në Tiranë, ASHAK kishte organizuar një eksozitë të botimeve të saja në mënyrë që të promovoj sa më shumë punën që bënë.

Po ashtu për ta përmbyllur vitin 2021, ASHAK ishte organizuar edhe një koncert brenda hapësirave të akademisë me shumë personalitete të ndryshme mbarë shqiptare.

Koncert në ASHAK

Krejt në fund të vitit, Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me nëntë dhjetor 2021, kishte mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë ku edhe ka zgjedhur Kryesinë e re të Akademisë.

Kryetar i saj është riygjedhur, Mehmet Kraja, Justina SH.Pula, Nënkryetare, anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor.

Ndërsa Kuvendi i Akademisë ka miratuar zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve, ku Sabri Hamiti është zgjedhur sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, Rauf Dhomi, është caktuar ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve, ndërsa Sekretare e Akademisë është ygjedhur Lendita Juniku Pula.

Zgjedhja e kryesisë së re në ASHAK

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore