Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në mbledhjen e fundit të Kuvendin Komunal është treguar zemërngrohtë dhe me disponim drejt asamblistëve, e sidomos me atë të cilët nuk janë rizgjedhur edhe për një mandat.
“Atyre që nuk janë zgjedhur ua qes ka një pije”, iu drejtua kryetari në largim Ahmeti, i cili qe zgjedhur vetë për tetë vite, dhe e përfundon mandatit njëjtë si ata.
Ahmeti nuk e testoi veten në zgjedhjet e fundit, si asamblistët të cilëve u premtoi pije.
Ndërsa “atyre që janë zgjedhur iu uroj sukses”, vazhdoi ai.
Ahmeti tha se është falënderues për punën dhe bashkëpunimin me të gjithë, duke mos përjashtuar as për rastet kur “nuk jemi pajtuar”.
Ndërkaq Kuvendi Komunal miratoi propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një parcele Ambasadës Amerikane, për të cilën, tha Ahmeti, “jemi duke e diskutuar qe një kohë shumë të gjatë”.
“Jemi në diskutime që një kohë më ambasadën amerikane, prona është private, koeficienti është 2.4 Projekti është i gatshëm ata kanë kërkuar që projektin me e lejuar Komuna e Prishtinës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës