Kosova

Ahmeti: Të punohet për përmirësim të infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane


Ilustrim i fotografise

Pas reshjeve të rrëmbyeshme që kanë ndodhur gjatë ditës së shtunë në Prishtinë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka thënë se institucionet lokale dhe qëndrore duhet të punojnë në përmisimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane.

“Është evidente që sa herë që po kemi reshje më të theksuara po shkaktohen vërshime. Institucionet përgjegjëse si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, duhet që në vazhdimësi të punojnë në rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve të hapura dhe përrockave, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve dhe dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook.

Ahmeti këto vërshime i ka cilësuar si kategori të përmbytjeve të shpejta.

“Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot në Prishtinë, vërshoi pjesë të mëdha të qytetit dhe fshatrave përreth. Këto vërshime hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore”, ka shkruar Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore