Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar këtë të martën raportin vjetor, “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve” për vitin 2022, ku janë prezantuar gjetjet të cilat tregojnë se ka rritje të numrit të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë.
Nga AGK-ja është njoftuar se raporti është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, në kuadër të platformës rajonale “Safe Journalists” dhe përshkruan gjerësisht situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike e politike në raport me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Ndërsa, në një konferencë, gjetjet e këtij raporti janë prezantuar nga Eksperti Ligjor i raportit, Yll Zekaj, si dhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.
“Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AGK-ja.
Tutje, potencohet se si rekomandime të raportit është vlerësuar se duhet të ketë bashkëpunim më të mirë nga institucionet e Kosovës me mediat.
“Si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediat, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të Dhënave nga KGJK-ja për rastet e gazetarëve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi